Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konferencë për mediat, deklaroi se diaspora do të ketë përfaqësi në listën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se do të përfshihen emra të diasporës, por ende nuk është vendosur nëse do të jenë pjesë e listave të sigurta. Përveç kësaj, Berisha bëri të ditur se aleatët e PD-së do të kenë 8 vende të sigurta në lista dhe se ata kanë 26% të mbështetjes nga shqiptarët, duke nënvizuar rëndësinë e aleancave në këtë fushatë.

Pyetje: A do ketë diaspora përfaqësi të saj në koalicionin e PD?

Berisha: Diaspora do ketë emra në listë, por ende do ta shohim nëse do jetë në listë të sigurt.

Aleatët kanë 8 vende të sigurta në lista. Aleatët kanë 26 përqind të mbështetjes së shqiptarëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb