Sherret mes adoleshentëve vazhdojnë të jenë një problem tepër i madh në shoqërinë shqiptare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Pas përfundimit të mësimit nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” janë rrahur me njëri-tjetrin para shkollës.

Nxënësit kanë goditur njëri-tjetrin me konet e rrugës, duke e shndërruar në sherr të dhunshëm.

Janë shoqëruar 6 persona deri tani nga policia.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb