Fituesi i zgjedhjeve dhe kancelari në pritje Friedrich Merz po mbështetet në votat e të Gjelbërve për të shtyrë në parlament një fond special për infrastrukturën dhe mbrojtjen.
Partia e Gjelbërve të Gjermanisë deklaroi të hënën kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve kushtetuese të planifikuara të Friedrich Merz, për të rritur masivisht shpenzimet e mbrojtjes dhe infrastrukturës, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e propozimit në parlament.
Gjatë një konference për shtyp, bashkë-kryetaret e partisë njoftuan se të Gjelbërve nuk iu gjetën mjaft bindëse propozimet e Merz dhe sugjeruan ndryshime, duke përfshirë ndarjen e parave për mbrojtjen e klimës.
“Nga këndvështrimi ynë, këto nuk janë gjëra që janë të përshtatshme për situatën në vend,” tha kryetarja e Partisë së Gjelbërve Katharina Dröge për planin e Merz.
Merz i cili fitoi zgjedhjet gjermane në shkurt dhe pret të bëhet kancelari i ardhshëm i vendit njoftoi javën e kaluar se partia e tij e qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokratik (CDU) së bashku me Social Demokratët (SPD) të qendrës së majtë, kishin rënë dakord të lironin frenimin e borxhit të vendit të parashikuar me kushtetutë për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes mbi 1% të PBB-së.
(BalkanWeb)
