Policia e Tiranës njofton se mëngjesin e së hënës në orën 07.30 është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi me iniciale B. A., 23 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, po punohet për hetimin e ngjarjes.

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim A. Ç., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grusht një 15-vjeçar, për motive të dobëta si dhe për një shtetase 47 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur një 47-vjeçar.

Procedim në gjendje të lirë ka nisur dhe për shtetasit Sh. A., 57 vjeç, G. A., 52 vjeç, M. A., 47 vjeçe dhe E. A., 24 vjeç, në fshatin Vishaj, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi E. A. ka goditur me mjet prerës shtetasin Sh. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(Balkan Web)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb