Papa Françesku, i shtruar në Spitalin Agostino Gemelli në Romë prej 24 ditësh, po shënon përmirësime të vazhdueshme në gjendjen e tij shëndetësore. Sipas një njoftimi nga Vatikani, mjekët vlerësojnë se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe po i përgjigjet pozitivisht trajtimit mjekësor.

Analizat e fundit të gjakut tregojnë përparim, ndërsa Papa ka reaguar mirë ndaj mjekimeve. Megjithatë, për shkak të kompleksitetit të gjendjes dhe infeksionit respirator që e preku, ai do të duhet të qëndrojë edhe disa ditë të tjera në Poliklinikën Gemelli për kujdes të mëtejshëm.

Sot, Papa Françesku u lut në kishën pranë dhomës së tij dhe mori Kungimin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: