Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë Mark Carney i ka quajtur tarifat e fundit të Donald Trump “një sulm ndaj punëtorëve, familjeve dhe bizneseve kanadeze”.

Në një postim në mediat sociale, Carney thotë se qeveria e tij do të “sigurojë që përgjigja jonë të ketë ndikim maksimal në SHBA dhe ndikim minimal këtu në Kanada”, ka raportuar BBC.

Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë shton se qeveria kanadeze do të mbajë tarifat në fuqi derisa administrata Trump të bëjë “angazhime të besueshme për tregtinë e lirë dhe të ndershme”.

(Balkan Web)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb