Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas miratimit të Ukrainës për propozimin amerikan të armëpushimit 30-ditor me Rusinë.

Ai thotë se SHBA-të do të takohen me Rusinë ose më vonë sot ose nesër.

Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se do të ftonte Volodymyr Zelenskyy përsëri në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “ne duam ta mbyllim luftën në Ukrainë”.

Trump dhe Zelensky patën një shkëmbim të tensionuar në vizitën e fundit të presidentit ukrainas në Shtëpinë e Bardhë, pas së cilës pati frikë edhe një për një ftohje të marrëdhënieve mes palëve.

Megjithatë diskutimet e sotme mes delegacioneve të SHBA dhe Ukrainës në Arabinë Saudite rikthyen palët në tryezë me qëllimin për të vendosur paqen në luftën mbi 3-vjeçare.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb