Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, do të vizitojë nesër Tiranën zyrtare.

Komisionerja Kos do të zhvillojë takime me krerë të lartë të shtetit, presidentin Bajram Begaj, më pas do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e vizitës së komisioneres evropiane për Zgjerimin në Tiranë do të vijojë me një konferencë në Kolegjin Evropian me temë “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”.

Agjenda Marta Kos
Agjenda Marta Kos

Më pas, Kos do të takohet me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, n/kryetarin e kuvendit, deputetin e PD Agron Gjekmarkaj, kryetaren e komisionit parlamentar për Integrimin, deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb