Seanca në Apelin e GJKKO, gazetarja Lala jep detaje: Provat e prezantuara dje, biseda mes Veliajt dhe familjarëve të regjistruara në paraburgim

Vijon seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme për ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, mbi masën e sigurisë arrest me burg.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje ku ka bërë me dije se provat e paraqitura dje në seancë janë biseda të regjistruara në paraburgim mes Veliajt dhe familjarëve të tij.

Avokatët kanë kundërshtuar provat e reja e paraqitura dje nga prokurorët e posaçëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb