Presidenti i SHBA, Donald Trump është shprehur të mërkurën se “BE-ja u krijua për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara”. Në konferencën e shkurtër para mediave në Zyrën Ovale, para takimit me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, Trump tha se me SHBA-në është abuzuar, “por nuk do të abuzohet më”.
I pyetur nëse Irlanda po përfiton gjithashtu nga SHBA-ja, ai thotë: “Sigurisht që po… Por Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta lejonin këtë. Ne kishim liderë budallenj, kishim liderë që nuk kishin ide.
“Papritmas Irlanda ka kompanitë tona farmaceutike, ky ishull i bukur me pesë milionë banorë ka marrë në dorë të gjithë industrinë farmaceutike të SHBA.”
Trump tha se do të kishte vendosur një tarifë 200% për kompanitë farmaceutike që shkojnë në Irlandë “kështu që ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të shisni asgjë në Shtetet e Bashkuara”.
“E dini se çfarë do të kishin bërë? Ata do të kishin qëndruar këtu.”
Komentet e Trump pasqyrojnë pikëpamjet e tij për tregtinë me Kanadanë dhe vendet evropiane në javët e fundit – ai vazhdimisht ka thënë se Kanadaja po “shkatërron” SHBA-në dhe se tarifat janë pjesë e përpjekjes së tij për t’i dhënë fund agjendës globale “Amerika e fundit”.
(Balkan Web)
