Partia Demokratike ka përzgjedhur kandidatët që do të garojnë në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas asajqë ka raportuar gazetari Osman Stafa për BalkanWeb, kryesia e PD ka zgjedhur Agron Gjekmarkajn dhe Elda Hotin për të garuar në këtë qark.
Agron Gjekmarkaj është edhe drejtues politik i qarkut të Lezhës, duke siguruar prezencën në listën e mbyllur sipas statutit të partisë.
