Kancelari gjerman Olaf Scholz i përshkroi vendimet e SHBA për të vendosur tarifa si “të gabuara” dhe premtoi një përgjigje “të shpejtë”.

Nevoja për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe dialogun me Uashingtonin u nënvizua nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Në tregti na duhen më pak, jo më shumë barriera, dhe për këtë arsye i konsideroj të gabuara vendimet e SHBA-së në lidhje me politikën doganore dhe ne do të përgjigjemi shpejt dhe në mënyrë të duhur, duke shqyrtuar vendimet e Komisionit Evropian për këtë çështje”, tha Scholz gjatë një konference të përbashkët për shtyp që dha me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, në Berlin.

Kancelari pranoi gjithashtu se vendosja e tarifave shtesë do të godiste veçanërisht Gjermaninë.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë Federale të Ekonomisë, Stefan Gabriel Haufe kishte kritikuar ashpër vendosjen e tarifave të reja nga SHBA-të për importet e çelikut dhe aluminit, duke theksuar se askush nuk përfiton realisht nga mosmarrëveshjet e tilla doganore dhe kjo është arsyeja pse ne kritikojmë ashpër shpalljen e tarifave të reja amerikane.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb