Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku rreth orës 12:15, në lagjen “Ahmet Haxhija”, një banesë ka shpërthyer në flakë.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shkëndija elektrike ka shkaktuar zjarrin në shtëpinë e shtetasit N. K. Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar me saktësi shkakun e rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: