Një punonjës i policisë është arrestuar pasi ka drejtuar automjetin e tij në mënyrë të parregullt dhe si pasojë është përplasur me automjetin Audi që drejtohej nga një shtetas.

I dëmtuari ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Blutë nga verifikimet me testin matës të alkoolit kanë konstatuar se drejtuesi i automjetit ishte pozitiv me masën 0.62 mg/l.

Njoftim:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M. Ç., me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin Operacional Alpin në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 12.03.2025, ndërsa drejtonte automjetin e tij në rrugën “Reshit Petrela” është përplasur me një automjet Audi që drejtohej nga shtetasi N. G., i cili ka marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.62 mg/l.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb