Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e News24, ka komentuar situatën e krijuar brenda opozitës pas publikimit të listave për kandidatët për deputetë.

Sipas tij, pritshmëritë e individëve për të qenë pjesë e listave kanë ndikuar në tensionet e brendshme. “Situata në PD është krijuar edhe nga pritshmëritë e kujtdo për prezencën e tyre në listat e mbyllura”, deklaroi Baçi.

Ai theksoi se primaret janë një mekanizëm i rëndësishëm për përzgjedhjen e kandidatëve, por nuk janë kriteri i vetëm.

“Nuk mund të përzgjidhen kandidatët vetëm nga primaret sepse ka shumë kritere të tjera, si përfaqësimi në bazë qarku dhe barazia gjinore”, shtoi deputeti demokrat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb