Atletico Madrid u eleminua nga Champions League pas goditjeve të penalltive, në ndeshjen ndaj Real Madrid. Në këtë supersfidë nuk munguan kontestimet, teksa VAR anuloi një gol të Alvarez, me pretendimin se kishte prekur topin dy herë. Për këtë temë, ka reaguar vetë UEFA, me kërkesë të klubit të Los Colchoneros.

“Atletico Madrid ka kërkuar informacion nga UEFA në lidhje me situatën që çoi në anulimin e golit të Julián Alvarez në fund të ndeshjes kundër Real Madridit”.

“Edhe pse minimale, lojtari preku topin duke përdorur këmbën e tij mbështetëse përpara se ta shkelmonte, siç tregohet në video. Sipas rregullit aktual, VAR-it i duhej të thërriste arbitrin duke sinjalizuar se goli duhet të anulohej. UEFA do të hyjë në diskutime me FIFA dhe IFAB për të përcaktuar nëse rregulli duhet të rishikohet në rastet kur një prekje e dyfishtë është qartësisht e paqëllimshme”.

Prandaj, UEFA deklaron se është e gatshme të vlerësojë përsëritjen e mundshme të një penalltie në rast të një prekjeje të dyfishtë në vend që thjesht të anulojë goditjen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb