Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën si pasojë e shembjes së një trau betoni të një ure në ndërtim e sipër në Bangkok, thanë autoritetet lokale.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës Rama II rreth orës 01:48 me orën lokale, kur punëtorët po hidhnin çimento mbi tra.
Puna e shpëtimit ka vazhduar pasi dy persona janë raportuar ende të zhdukur. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta.
Shkaku fillimisht u spekulua se punëtorët poqë derdhnin shumë çimento, duke bërë që një tra që mbante peshën të çahej dhe të thyhej, siç raportohet nga mediat lokale duke cituar një zyrtar.
Autoritetet njoftuan një mbyllje të përkohshme të rrugës aty pranë dhe hetimet për shkakun e shembjes janë ende në vazhdim.
(A.A/BalkanWeb)
