Kremlini ka konfirmuar se një telefonatë mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump është duke u përgatitur të zhvillohet të martën.

“Po, është e vërtetë. Një telefonatë është planifikuar për të martën,” u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Peskov nuk dha detaje në lidhje me çështjet specifike që do të diskutohen mes dy presidentëve në lidhje me bisedimet e paqes në Ukrainë.

Më parë Trump u bëri me dije [planin për një bisedë telefonike me Putinin të martën.

“Do të flas me presidentin Putin të martën. Është bërë shumë punë gjatë fundjavës,” u tha Trump gazetarëve në Air Force One gjatë një fluturimi me vonesë për në zonën e Uashingtonit nga Florida.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb