Kryeministri Edi Rama ka theksuar se votimi i 11 majit 2025 do të jetë një moment historik dhe gjeopolitik, duke e cilësuar atë si një mundësi të papërsëritshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se kjo është një mundësi që nuk duhet humbur, dhe kërkoi mbështetje për Partinë Socialiste, duke theksuar se vetëm PS-ja dhe ai mund ta çojnë Shqipërinë në BE.

Rama nuk i ka kursyer as batutat me komentuesit, duke u kërkuar të mos “sakrifikohen për mustaqet e Kujtim Gjuzit”.

Edi Rama: Për herë që nga 1992 është një votë gjeopolitike. Do hyjmë në BE po për mustaqet e kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës që të të vijë zor të thuash nuk votova që ta fus Shqipërinë në BE. Shqipërinë në BE e fus vetëm unë dhe PS, as këneta as bufi as ata që shesin qilima fluturues.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb