“Izraeli ka rifilluar luftimin në Gaza me forcë të plotë”, kështu ka deklaruar në një dalje publike nga Tel Avivi, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu  .

Duke iu drejtuar popullit izraelit, Netanjahu tha se vala e sulmeve të nisura në Gaza gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës janë “vetëm fillimi”, duke shtuar se luftimet do të vazhdojnë derisa Izraeli të ketë arritur qëllimet e tij të luftës.

Kryeministri Netanjahu akuzoi Hamasin se refuzoi çdo herë propozimet e Izraelit për bisedimet e armëpushimit.

“Izraeli bëri përpjekje për të kthyer pengjet, zgjati me javë fazën e parë të armëpushimit dhe dërgoi delegacione në Doha dhe Kajro”, tha Netanjahu, por tani e tutje, “negociatat do të bëhen vetëm nën zjarr”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit tha se vlerëson shumë “miqtë tanë amerikanë” në veprimin kundër Iranit.

“Ka një gjë për të cilën jam i sigurt”, thotë ai. Ne do t’i mundim ata dhe ne mund t’i kapërcejmë ata.

Ai falënderoi izraelitët dhe tha se së bashku ata “po ndryshojnë fytyrën e Lindjes së Mesme”. “Ne do të fitojmë”, përfundoi ai.

(Balkan Web)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb