Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar për raportin që u dërgua në Gjykatën Speciale e që i mundësoi Hashim Thaçit të vizitonte babain e tij javën e kaluar.
Berisha tha se i ka thënë Haxhi Thaçit se “do t’ia sjellë një mysafir”. Ai ka thënë se ai nuk kishte të drejtë të dorëzonte kërkesë, por e bëri një raport të detajuar.
“Unë e kam lëshu një raport mjekësor të detajuar që tregon për gjendjen e pacientit, profesionalisht të rregullt dhe të bazuar në fakte që ka fol për gjendjen e rënduar të pacientit”, ka thënë ai.
(Balkan Web)
