Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, Grigels Muçollari, i ftuar në Programin e drekës në News 24 ka folur për programin e PD për përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe rritjen e pagave. Ai theksoi se pensionistët duhet të jetojnë me dinjitet dhe ka propozuar që pensioni minimal të rritet në 200 euro në 100 ditët e para të mandatit të ri. Sipas Muçollarit, pensionet do të rriten gjithashtu periodikisht, çdo 6 muaj dhe çdo vit, duke e bërë pensionin minimal 200 euro, që ai e konsideron si minimumin jetik për mbijetesë.

Ai gjithashtu ka premtuar se paga minimale do të rritet në 500 euro, duke theksuar nevojën e rritjes së nivelit të jetesës, sidomos në Tiranë, ku shprehet se pa 500 euro nuk mund të jetohet. Muçollari ka shtuar se paga mesatare do të arrijë në 1200 euro, duke forcuar kështu shtresën e mesme të shoqërisë shqiptare.

Ky program synon të adresojë problemet ekonomike të pensionistëve dhe punonjësve, duke ofruar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave për ata që janë më të prekshmit nga varfëria.

Kandidati për deputet i PD Grigels Muçollari: Shqipëria është një vend i pasigurt. Shqipëria madhështore është që pensionisti të jetojë me dinjitet. Me 18 mijë lekë të reja nuk kalon dot as 10 ditët e para të muajit. Ne kemi thënë se në 100 ditët e para nuk do ketë pension nën 200 euro. Pensionet do të rriten kohë pas kohe. Ky do jetë prioritet i Partisë Demokratike. Pensioni minimal aktualisht është 110 euro, ne do ta bëjmë 200 euro, aq sa është minimumi jetik. Ne do rrisim më pas pensionet çdo 6 muaj e çdo vit. Paga minimale do të jetë 500 euro, pa 500 euro nuk jetohet në Tiranë. Paga mesatare do jetë 1200 euro. Kështu fuqizohet shtresa e mesme e shoqërisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb