Drejtuesi politik i PD në njësinë nr.14, Klevis Balliu, së bashku me kryetarin e degës 16, Eduart Rexha, prezantuan dy kandidatët për deputetë për Shqipërinë Madhështore, Grigels Muçollari dhe Jonathan Pano.

Gjatë takimit me mbështetës të PD në këtë zonë, Balliu kujtoi edhe protestën e Unazës së re që zgjati për 420 ditë, si edhe denoncoi faktin se si kjo zonë është ende sot pa asnjë çerdhe, kopësht dhe shkollë.

Balliu e quajti këtë takim një frymëzim dhe një provë se nga: “Rama ik” ka kaluar në “Rama iku”.

Dy  kandidatët Muçollari dhe Pano garantuan fitoren e 11 Majit në këtë sfidë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë Madhështore.

(Balkan Web)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb