Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës, pas fitores në Nations League ndaj Islandës, u shpreh se ka patur presion nga Napoli për të mos luajtur me “Dardanët”.

“Kam pas shumë dyshime për të luajtur, për shkak se kam dalë në lojën e fundit, para katër ditëve, prej lojës dhe kam pas pak edhe presion nga klubi për të mos luajtur, por e vendosa të luaj, dhe ia vlejti”.

“Të fitosh është mirë gjithmonë, besoj se kemi bërë punë të mirë, për shkak se kemi dhënë më shumë hapësirë dhe vetëbesim për ndeshjen e dytë, për shkak se ndeshja e dytë ka me qenë shumë më e vështirë është si një finale”.

“Për ne që asnjëherë nuk kemi arritur në këtë, normalisht se është një arritje e madhe për të mbërri deri këtu, por edhe sot ka qenë një ndeshje e vështirë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb