Ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, analizoi humbjen 2-1 të axurrëve, në ndeshje ne Nations League ndaj Gjermanisë.
“Për të kaluar në gjysmëfinale, duhet një mrekulli e madhe. Nuk e di nëse Italia është gati për këtë, dhe në fund të fundit nuk është as e drejtë ta kërkojmë apo ta presim me çdo kusht.
E rëndësishme është që tifozët të jenë afër kësaj kombëtareje dhe ta mbështesin në procesin e rritjes, pa krijuar polemika të kota kur humbet dhe pa e ngritur në qiell kur fiton”.
Sipas tij, ndryshimi i stilit të lojës kërkon kohë: “Italia ka qenë gjithmonë e bazuar te mbrojtja dhe kundërsulmi. Tani po ndiqet një rrugë e re, më moderne, si pjesa tjetër e Europës. Sidoqoftë, ende kemi nevojë për kohë për ta përvetësuar këtë ide. Nuk ka sekrete: duhet ulur koka dhe punuar. Vetëm puna sjell rezultate”.
