Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi. Gazetari i njohur i sportit nuk ia ka dalë dot të mbijetojë, teksa vuante nga një sëmundje e rëndë.

Vëllai i tij, gazetari Enkel Demi, në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije detaje nga ceremonia e përcjelljes së 57-vjeçarit për në banesën e fundit, në Sharrë, ditën e nesërme.

“Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hy ji sot në mesditë.
I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.
Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit.
Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb