Dashi
Ka mundësi të arrini ta bëni për vetë personin që aq shumë keni pëlqyer, por që dikur ai nuk iu jepte shpresa. Ja që gjërat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Financat janë më në fund të qëndrueshme.
Demi
Nuk duhet t’u besoni disa të njohurve që do ju nxjerrin nëpër takime, sepse mund të kërkojnë t’ju bëjnë keq, tregohuni të zgjuar. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe.
Binjakët
Mund të takoni disa persona, por asnjëri nuk do ua mbushë mendjen sa për të filluar një histori dashurie. Gjendja financiare do të jetë goxha e qëndrueshme.
Gaforrja
Do jeni sharmantë dhe joshës. Kjo do ju bëjë të merrni propozime pa fund dhe do mund të bëni zgjedhjen e duhur. Yjet këshillojnë sa më shumë maturi me shpenzimet.
Luani
Do iu konkretizohen disa nga ëndrrat më të bukura të dashurisë. Gjendja financiare do vijë duke u përmirësuar. Do keni mundësi të kryeni shpenzimet më të domosdoshme.
Virgjëresha
Mund të bini në dashuri me shikim të parë. Mos lejoni që kjo t’ju pengojë të ecni më tej. Financat do jenë delikate, kështu që duhet të merrni masa strikte për t’ia dalë.
Peshorja
Beqarët do kalojnë një ditë të bukur dhe me disa takime interesante. Më vonë e dinë vetë ata se çfarë do bëjnë. Në planin financiar do ju jepet mundësia ta përmirësoni situatën. Do jeni edhe më të qetë.
Akrepi
Nëse jeni beqarë, mos hezitoni të krijoni një lidhje. Mos u kushtëzoni aspak nga pamja apo nga ato që do iu thonë miqtë. Financat mund të përmirësohen.
Shigjetari
Ndryshe nga të dashuruarit, do takoni persona tërheqës me të cilët do kaloni çaste të mrekullueshme. Gjendja financiare do fillojë dalëngadalë të përmirësohet.
Bricjapi
Nuk duhet të hezitoni të dilni nëpër takime, sepse jo gjithmonë ju jepen mundësi të tilla. Financat do jenë të dobëta. Vetëm duke ulur në maksimum shpenzimet mund t’ia dilni.
Ujori
Mos u tregoni kokëfortë. Beqarët nuk do e mbajnë mendjen aspak te krijimi i një lidhjeje dhe nuk do mërziten kur të mbeten me të njëjtin status. Bëni kujdes me financat, sepse ju presin disa shpenzime.
Peshqit
Do të keni shumë dëshira të çmendura, por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk do ju realizohet. Financiarisht do jeni me fat dhe do arrini të kryeni investimet e dëshiruara.
