Argjentinë-Brazil do të jetë supersfida e kualifikueseve të Botërorit, e cila do të luhet në orët e para të së mërkurës. Sulmuesi i brazilianëve, Raphinha, duke më i motivuar se kurrë para këtij takimi.

“Pa dyshim, ne do ta mposhtim Argjentinën. Në fushë dhe jashtë saj nëse është e nevojshme. Unë patjetër do të shënoj. Neymar dhe Ronaldinho janë idhujt e mi dhe ata më frymëzuan. A do të fitoja më mirë Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës? Të dyja,”- tha ai, në një intervistë me legjendën braziliane Romario.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb