Sandro Tonali po luan sezonin e dytë te Newcastle dhe paraqitjet e mesfushorit kanë “zgjuar” interesimin e Barcelonës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, katalanasit po ndjekin Tonalin dhe një ofertë në drejtim të tij, është mjaft e mundshme në verë.

Barcelona ka kontaktuar agjentët e Tonalit për të mësuar më shumë rreth situatës, megjithëse ende nuk ka pasur bisedime konkrete për një transferim. Për Tonalin  gjithashtu është përfolur për një rikthim te Milani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb