Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP në Shqipëri bën me dije edhe investimin e Programit “EU4Schools” / “BE për Shkollat” në Bashkinë Kamëz, e cila është një prej 11 bashkive më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019-të ku program ka ndërhyrë.
Janë 6 objekte arsimore – pjesë e Bashkisë Kamëz – ku “EU4Schools” ka bërë të mundur rindërtimin dhe/ose riparimin e 6 objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti shkatërrimtar.
Ata janë: shkolla 9-vjeçare & kopshti “Ibrahim Basha”, Bulçesh (riparim); shkolla 9-vjeçare & kopshti “Tahir Sinani”, Paskuqan (riparim); Çerdhja Nr. 4 “Pranverë”, Paskuqan (ndërtim nga e para); shkolla 9-vjeçare “Dom Nikollë Kaçorri”, Laknas (riparim); Kopshti Nr. 8 “Luledielli”, Laknas (rindërtim) dhe Kopshti Nr. 14 “Zarife Hasanaj”, Paskuqan (rindërtim).
Përmes këtij investimi, “EU4Schools” ka garantuar garantuar mjedise bashkëkohore sikurse në vendet e BE për afro 2,100 nxënës, fëmijë dhe mësues, pjesë të këtyre institucioneve në Bashkinë Kamëz, ku përfitojnë gjithashtu 59,000 banorë të komuniteteve të prekura.
Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga #UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
Deri tani janë përfunduar 59 nga 63 shkolla në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-tës, duke ndikuar në jetën e mbi 25,000 nxënësve dhe mësuesve.
(BalkanWeb)
