Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një 25-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit.

Viktima, i identifikuar si Mikel Xhetani, është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili mësohet se është larguar me një automjet tip ‘Audi’ A5 të bardhë.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e motiveve që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb