Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në njësinë nr. 14 në Tiranë, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim me bizneset në rrugën e Durrësit, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre mbi taksat dhe vështirësitë ekonomike.
Në një postim në Facebook, Balliu theksoi se biznesi i vogël është shtylla kryesore e ekonomisë dhe premtoi se PD do ta vendosë atë në qendër të politikave të saj fiskale.
Ai u shpreh se programi ekonomik i PD-së garanton ulje taksash dhe lehtësira për sipërmarrjet e vogla, të cilat, sipas tij, po përballen me vështirësi për shkak të politikave të qeverisë.
“Biznesi i vogël: Taksa shumë, klientë pak. Sot në takim me bizneset në rrugën e Durrësit, të cilët përqafuan programin ekonomik të Partisë Demokratike për uljen e taksave. Biznesi i vogël është shtylla kryesore e ekonomisë së vendit, ndaj dhe për Partinë Demokratike është prioritet zgjidhja e problemeve që Rama u shkaktoi atyre. Bashkë në 11 maj për Shqipërinë Madhështore”, shkroi ai.
