Rey Manaj ishte protagonist me Sivasspor, në fitoren 5-1 ndaj Adana Demirspor. Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola, ndërsa dhuroi edhe dy asiste.

Paraqitja e tij u vlerësua me notën e lartë 9.3. Manaj, në këtë sezon, ka shënuar 10 gola, ndërsa ka asistuar 4 herë.

Për futbollistin shqiptar ky është sezoni i dytë në Turqi, ndërsa më herët është aktivizuar te Albacete, Watford dhe Spezia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb