Të enjten më 20 mars në Tiranë nisën shfaqet e dramës satirike “15 ditë prilli” me regji nga Driada Dervishi, dramë e cila luhet në skenë nga një kast me 12 aktorë.
Kjo dramë paradizon 15 ditët e fundit të diktaturës në Shqipëri dhe mesazhi që përcjell është se po nuk mirëmbajt kujtesa kolektive e shkuara e zezë mund të përsëritet.
Anisa Markarian, autore e romanit dhe dramës me të njëjtin titull, e ftuar në emisionin “kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, u shpreh se rikthimi i saj ka ardhur pas 30 vitesh që i ishte përkushtuar mjekësisë.
“Prej 30 vitesh i isha kushtuar vetëm mjekësisë, mërgimi i ka këto sepse nuk mund të kesh polivalente, por duhet të ndjekësh një shteg për të forcosh bazat dhe më pas pasionet e ëndrrat kanë kohën e tyre”, u shpreh ajo.
Dervishi deklaroi se nuk mendonte që romani i saj do të kishte një jetë të dytë e do të vihej nnë një skenë teatri, por se ishte Driada Dervishi ajo që i “ndezi” shkëndijën dhe i dha idenë për një gjë të tillë.
“Nuk mendova se romani im do të kishte një jetë të dytë si një dramë.
Objektivi im ishte të shkruaja një film mbase për tu thënë edhe artdashësve që po rikthehem edhe si ish pjesë e kinematografiksë. Driada më shkroi vlerësimet për romanin dhe e përfundonte me shprehjen: sa keq që nuk jam regjisore sepse ky libër është për film. Aty më lindi shkëndija dhe thash nuk je regjisore por ky libër mund të bëhet edhe një dramë”, u shpreh ajo.
(BalkanWeb)
