Tetë të vdekur dhe 50 të bllokuar nën rrënoja. Ky është bilanci i shembjes së një gradaçeleje 33-katëshe në Bangkok për shkak të tërmetit me magnitudë 7.7 që goditi qendrën e Mianmarit, rreth 800 milje nga kryeqyteti tajlandez ditën e djeshme.

Një kontraktor i mbështetur nga Kina po përballet me një hetim mbi rastin.

Fasada prej xhami e ndërtesës së papërfunduar u rrëzua në tokë duke u kthyer në një grumbull tymi dhe pluhuri, duke bllokuar dhjetëra njerëz në rrënoja. Por pavarësisht se horizonti i megaqytetit është i mbushur me vinça, asnjë kantier tjetër nuk raportoi shembje të ngjashme.

Tetë trupa janë nxjerrë deri më tani nga rrënojat e gradaçelës, me rreth 50 persona të zhdukur.

Në Mianmar, pati një shkatërrim masiv, me numrin e të vdekurve tashmë që ka kaluar 1600, ndërsa ekipet e shpëtimit në Bangkok u përpoqën nën nxehtësinë 36 gradë Celsius për të arritur të nxirrnin nga rrënojat punëtorë të tjerë të ndërtimit.

Menjëherë nisën të ngrihen pikëpyretje në lidhje me faktin se përse kjo gradaçelë u shemb kaq shpejt.

“Diçka nuk ishte në rregull, patjetër”, tha Prof Suchatchavee Suwansawas, një inxhinier civil dhe politikan nga Partia Demokratike, për The Telegraph.

“Ju shihni të gjitha ndërtesat e tjera, madje edhe ndërtesat e larta në ndërtim, ato janë të sigurta. Pra, ose projektimi ishte i gabuar ose ndërtimi ishte i gabuar, por është shumë shpejt për të arritur në përfundime Është hsumë herët për të përcaktuar fajtorët, por ata duhet të mbajnë përgjegjësi shtoi ai.

Pasi vizitoi vendin të shtunën, Anutin Charnvirakul, zëvendëskryeministri i Tajlandës, tha se qeveria e vendit do të nisë një hetim të shpejtë për të kuptuar më mirë katastrofën.

“Po caktoj komitetin hetues. U kam dhënë atyre shtatë ditë kohë që të raportojnë se çfarë po ndodh dhe çfarë e shkaktoi rrëzimin”, u tha ai gazetarëve.

Ndërtesa e shembur i përkiste zyrës kombëtare të auditimit dhe kishte qenë në ndërtim për tre vjet, me një kosto të raportuar rreth 45 milionë £.

Projekti ishte një sipërmarrje e përbashkët midis Italo-Thai Development Plc dhe China Railway Number 10 (Thailand) Ltd, sipas The Nation, një media lokale e lajmeve.

Mbështetësi më i madh i kësaj kompanie të fundit është një kompani kineze e quajtur China Railway Number 10 Engineering Group Company, e cila zotëron 49 përqind të aksioneve – aksionet maksimale që njësitë e huaja mund të mbajnë në një kompani tajlandeze.

Disa ekspertë ndërkombëtarë kanë vënë në dukje gjithashtu një proces ndërtimi të “pllakës së sheshtë”, në të cilin dyshemetë mbështeten drejtpërdrejt në kolona pa trarë, dhe tokën e butë të Bangkokut e cila mund të ketë përforcuar lëkundjen e tokës kur godasin valët sizmike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb