Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria e tij ka mbajtur premtimin për krijimin e 300 mijë vendeve të reja pune, duke theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme në përmirësimin e ekonomisë.

Gjatë takimit me shqiptarë në Athinë, Rama theksoi se borxhi publik është vënë nën kontroll dhe se vendi renditet në nivelin e vendeve europiane me një borxh prej 55%. Ai gjithashtu përmendi rënien e kredive të këqija nën 5%, duke theksuar se kjo është një dëshmi e stabilitetit ekonomik.

Rama u ndal gjithashtu te treguesi i pagës mesatare, i cili aktualisht është 830 euro, dhe premtoi se gjatë mandatit të katërt do ta çojë këtë në 1 mijë euro. Ai e kritikon opozitën për përdorimin e statistika të gabuara dhe theksoi se aktualisht në regjistrin e pagave janë të punësuar 1,327,000 persona, duke e tejkaluar diferencën e 300 mijë vendeve pune të premtuara.

“Sot re kemi vënë plotësisht nën kontroll borxhin, dhe me 55 % renditemi sot në nivelin e vendeve europaine.

Sot kreditë e këqija janë nën 5 %.
Për të gjithë ata që kanë nisur ta shohin Shqipërinë si vendin ku duna të kthehen por ngurrojnë e janë të pasigurt nëse do të gjenë aty të paktën atë që kanë këtu, unë ju them që kush ka kurajën të kthehet ka mundësinë që të ketë nesër më shumëse çdo të ketë nëse do të qendrojë këtu.
Sot paga mesatare është 830 euro, në mandatin e 4 do ta çojmë 1 mijë euro.

Me siguri dëgjoni ata që na përqeshin dhe bazohen tek pasqyrat e moçaleve që fatkeqësisht edhe ju jeni të detyruar t’i shihni kur hynni në ekrane t e telefonave kur shihni lajme nga Shqipëria. Ndër shumë përqeshjet është qëkur m,orëm detyrën premtuam 300 vende pune dhe sipas tyre nuk e kemi mbajtur. Por nëse sheh statistikat, sot në regjistrin e pagave rezultojnë 1.327.000 të punësuar.
E dimë të gjithë që këneta ka probleme të rënda me aritmetikën. Por aritmetika thotë se janë pak më shumë se 300 mijë diferencë që janë sot të punësuar”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: