Në një takim me shqiptarët e Athinës, Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka një detyrë të rëndësishme për të realizuar, dhënien e pasaportës europiane për çdo shqiptar, një premtim që, sipas tij, ua kemi borxh fëmijëve.
Rama theksoi se Shqipëria është një vend ku njerëzit kanë mundësinë të bëjnë zgjedhje të lira dhe të largohen për një jetë më të mirë, duke nënvizuar sakrificat e shqiptarëve në Greqi për të siguruar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre.
Ai u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke i inkurajuar ata të kontribuojnë në realizimin e qëllimit për një Shqipëri të integruar plotësisht në Europë.
“Sigurisht Shqipëria është vend nga ku njerëzit bëjnë zgjedhjet e lira dhe edhe largohen ,por si mund t’ju them që gabuat kur erdhët në Greqi e nuk luftuat për Atdheun. Duke ardhur këtu bëtë një zgjedhje të vështirë e të rrezikshme, i hytë detit në këmbë, por shpëtuat veten dhe familjet, shtuar fuqitë e Shqipërisë që të ngrihet më shpejt e të ecë më shpejt.
I duheni vendit më 11 maj për ti vënë bulën procesit e për të realizuar atë që është detyrimi i fundit që ç’do prind, këtu e në të gjithë botën i ka fëmijëve të tij që t’i japë pasaportën europiane e t’i thotë: Mësojë kulturën e gjuhën e huaj, por nuk ke nevojë të ndryshosh atë që je e që e ke të shkruar në pasaportën tënde: Shqiptar! Sepse me këtë pasaportë që unë yt atë të bëra të mundur duke u bashkuar me Ramën e PS në 11 maj 2025 ti ke mundësi të qëndrosh kudo që do e të respektohesh si europian i barabartë mes europianësh”, tha ai.
(BalkanWeb)
