Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vizitojë Hungarinë këtë javë, nga 2 prilli deri më 6 prill, duke kundërshtuar një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) mbi krimet e dyshuara të luftës në Gaza.

Vizita vjen pasi kryeministri hungarez Viktor Orban i bëri një ftesë Netanyahut, duke sfiduar thirrjen e ICC-së për arrestimin e tij.

Gjatë udhëtimit të tij, Netanyahu do të takohet me Orban dhe zyrtarë të tjerë të lartë hungarezë. Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Netanyahut jashtë vendit që nga lëshimi i urdhrave të arrestit nga GJPN në nëntor 2023.

Ai vizitoi Uashingtonin në shkurt për bisedime me Presidentin e SHBA Donald Trump, duke sfiduar për herë të parë njoftimin e ICC.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb