31 marsi është afati i fundit për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, DIVA 2024 por duke qënë se e hëna është ditë pushimi zyrtar, deklarimet e fundit mund të behen më 1 Prill. Për shkak të fluksit të madh të kërkesave të individëve që duan të aplikojnë për të plotësuar DIVA 2024 një ditë përpara mbylljes së afatit të deklarimit, serveri i tatimeve ka rënë.

9552abbe 15f9 405f 87aa 6a9c9c900cf5
9552abbe 15f9 405f 87aa 6a9c9c900cf5

Nëse tenton të futesh në e-filling për të plotësuar deklaratën e të ardhurave personale, faqja nuk hapet dhe del shënimi error.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se afati i fundit për dorëzimin e DIVA 2024 dhe deklaratës së Tatimit mbi Fitimin është data 1 prill 2025.

Screenshot 160
Screenshot 160

Detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kanë të gjithë ata individë që gjatë vitit 2024, kanë pagë bruto vjetore mbi 1.2 milionë lekë, janë të dypunësuar realizojnë të ardhura nga burime të tjera mbi 50 mijë lekë në vit për të cilat nuk është mbajtur tatimi në burim.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve parashikohet që numri i deklaruesve të DIVA 2024 të jetë mbi 144 mijë individë duke pasur parasysh që me hyrjen në fuqi të ligjit, me uljen e kufirit nga 2 milionë në 1,2 milionë numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Sipas tatimeve, numri i deklaruesve të rinj llogaritet të shtohet në mbi 70 mijë individë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb