Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar shkrirjen e Korporatë shqiptare të investimeve.

Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se KSHI është piramida më e madhe e grabitjes së pronave të shqiptarëve

“Së pari, gjithçka, çdo vendim dhe ligj i hartuar mbi korrupsionin, do anulohet. Asnjë vendim dhe ligj dhe procedurë, që është kryer në përputhje me procedurën, konkurrencën, transpoarencën dhe ligjit nuk do anulohet. Koorporata shqiptare e investimeve, piramida më e madhe e grabitjes së pronave të shqiptarëve, do shkrihet menjëherë.

Dhe ajo që merr përsipër që me një vendim qeverie, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, të plaçkisë pronat e shqiptarëve, absolutisht do dënohet me rreptësinë më të madhe.

Zotëri, nuk dua të rikthehem te e shkuara fare, por ama kemi trefishuar investimet e huaja me rekorde.

Kurse këta zotërinjtë kanë si investime blerje apartamentesh nga jashtë vendit. Ky është investimi kryesor që bëhet sot në Shqipëri, blerje apartamentesh. Pashë të dhënat e fundit unë, nuk ka investitor serioz që vjen. Ndaj dhe ne qëndrojmë fuqishëm kundër akteve korruptive dhe kriminale.

A mund të mbahet titulli strategjik i Artan Gaçes që është vendosur mbi tokën publike? Me dokumente të falsifikuara sikur është e tij. Dhe tani del e dënohet ky Goro, dhe mirë ia bëjnë se nuk kam asnjë keqardhje për të, por Oltës nuk i hyn gjembi në këmbë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb