Kupa e Shqipërisë do të kthehet nesër dhe pasnesër. Të programuara janë ndeshjet e para gjysmëfinale.

Ndryshe nga orarët që janë përdorur në Superiore, këtë herë gjithçka do të nisë në orën 19:00. Nesër Vllaznia pret Dinamon në “Loro Boriçi”, ndërsa më 3 prill do të jetë Egnatia që sfidon në shtëpi Partizanin.

Të katërt këto ekipe ndodhen aktualisht në zonën Final Four. Partizani është skuadra e vetme që rrezikon pjesëmarrjen, pasi Elbasani e ndjek . Kështu Kupa shikohet si një tjetër rrugë drejt Europës.

Vllaznia – Dinamo, më 2 prill ora 19:00(“Loro Boriçi”)

Egnatia – Partizani, më 3 prill ora 19:00(“Egnatia Arena”)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb