Vlora kohët e fundit ka qenë një nga qytetet më problematike sa i përket akteve kriminale, ndaj mbrëmjen e sotme është ndërmarrë një aksion nga Policia e këtij qarku, në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Është hartuar një plan masash për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike. Dhe për këtë janë zhvilluar kontrolle të befasishme në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës, me fokus kryesor ndaj mjeteve me xhama të zinj, personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë pa leje.

Deri tani janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që janë vendosur masa administrative për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit dhe për ata që nuk kanë dokumentacion të rregullt.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: