Ernest Muçi rikthehet në një version spektakolar, por për fat të keq, spektakli i tij nuk i mjaftoi Beshiktashit, me këta të fundit që u eliminuan nga Kupa e Turqisë pas disfatës 1-3 në shtëpi përballë Goztepe-s. Sulmuesi kuqezi zbriti në fushë si titullar, i mjaftuan vetëm 2 minuta lojë për të goditur traversën. Muçi ishte i papërmbajtshëm në këtë takim teksa provoi në çdo formë të gjente rrugën e rrjetës, por portieri dhe fati iu kthyen në pengesë.

Më në fund, pas disa tentativave, në minutën e 30-të, sulmuesi kuqezi u shkëput shpejt dhe me një goditje të saktë gjeti cepin e portën duke kaluar Beshiktash në avantazh. Festa nuk zgjati shumë pasi tetë minuta më vonë, vendasit mbetën me 10-të lojtarë. Goztepe përfitoi nga epërsia numerike duke realizuar 3 gola që i dhuruan një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë.

Për sa kohë ishte në fushë, deri në minutën e 70-të, Muçi u vlerësua nga mediat si lojtari më i mirë në radhët e Beshiktash, nota 7,6.

Nota Muci
Nota Muci

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb