Në një bashkëbisedim të zhvilluar me shoqëritë e transportit dhe taksistët e Sarandës, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dëgjuar shqetësimet e tyre për situatën aktuale të tregut të transportit.

Taksistët janë të shqetësuar për mundësinë e trashëgimisë së licencave, rritjen e konkurrencës të padrejtë dhe për nevojën e rikthimit të vendparkimeve. Ata kërkojnë gjithashtu uljen e taksave dhe luftën kundër informalitetit që po i dëmton.

Në këtë kuadër, programi i Partisë Demokratike ofron zgjidhje për këtë sektor, duke përfshirë mbështetje për bizneset e vogla dhe zhvillimin e infrastrukturës, për të krijuar një treg më të balancuar dhe të drejtë. Taksistët kanë paralajmëruar grevë, por ata besojnë se zgjidhja më e mirë për ta është mbështetja e alternativës së PD-ASHM.

Postimi i plotë:

Bashkëbisedim me shoqëritë e transportit dhe taksistët e Sarandës!

Të shqetësuar dhe të revoltuar ata kërkojnë që licencat e taksive të mund të trashëgohen nga familjarët e tyre. Po kështu shtimi i numrit të licencave duhet të bëhet vetëm me miratimin e sindikatës së taksive, në mënyrë që të ruhet ekuilibri i tregut. Taksisët e Sarandës kërkojnë rikthimin e vendparkimeve dhe kanë shqetësim konkurrencen e padrejtë nga taksitë e qyteteve të tjera apo automjetet e hoteleve dhe automjetet private që funksionojnë si taxi pa deklaruara.

Me programin e Partisë Demokratike, kompanitë e transportit dhe taksitë përfitojnë:

[📍] taksën e sheshtë 10%,

[📍] ulje të cmimit të karburantit,

Luftë të plotë kundra informalitetit që ju bëjnë konkurencë të pandershme dhe ju dëmtojnë tregun.

[📍] Lincesat e tyre do jepen sipas kritereve dhe jo sipas lidhjeve klienteliste me qëllim monopolizimin e shërbimit dhe kthimin e tyre në rrogëtar te oligarkët.

[📍] Do garantohet e drejta e tyre që si biznes i vogël të mund të punësojnë dhe të mund të trashëgojnë licensën e fituar.

[📍] Përmirësojmë ndërtimin e infrastrukturës për t`ju ardhur në ndihmë këtij sektori.

[📍] Saranda ka nevojë për një terminal autobusësh dhe jo për qendra me dyqane si shtëpi mirëserdhje për të pasuruar disa klientë pushteti.
Ata kanë paralajmëruar grevë për kërkesat e tyre por zgjidhja më e mirë për ta është vota për alternativën tonë, vota për PD-ASHM që ju shërben atyre dhe largimi i qeverisë që po i masakron.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb