Nuk kanë fund telashet për Bayern Munchen. Jamal Musiala është futbollisti i radhës i dëmtuar te skuadra gjermane. Ylli i bavarezëve, u detyrua të linte fushën nën shoqërimin e mjekëve, për shkak të një dëmtimi në dukje serioz, në duelin e kampionatit ndaj Augsburgut.
Kujtojmë që më herët trajneri Company, humbi edhe Upamecanon, portierin Neuer, Davis dhe francezin Coman.
Por duket se dëmtimi i Musialës do t’i hapë shumë telashe gjermanëve, të cilët në mesjavë do të përballen me Interin, në duelin çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
(BalkanWeb)
