Drejtuesi i grupit të Partive Popullore Europiane në Strasburg, Pablo Hispan, garantoi kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha, se kanë mbështetjen e organizatës më të madhe politike të Europës.

Hispan u shpreh i bindur se PD do fitojë zgjedhjet.

Ai tha se PPE do të sjellë në Shqipëri një delegacion të madh për të mbikëqyrur zgjedhjet.

“Faleminderit zoti Berisha për prezantimin.

Siç e dini, ju keni mbështetjen tonë më të madhe dhe grupi ju uron suksese, me bindjen se do të fitoni në zgjedhjet e ardhshme.

Ne do sjellim një delegacion të madh nga Partitë Popullore Europiane, që të mbikëqyrim zgjedhjet, për të mbështetur demokracinë dhe transparencën për popullin shqiptar,” tha Hispan.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb