Të tjera sfida spektakolare u zhvilluan ditën e dielë sa i takon  sezonit të rregullt në NBA, ku spikatën humbjet e dy skuadrave kryesuese të konferencave, Oklahmoas në Perëndim dhe Clevaland në Lindje.

Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Doncic me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.

Edhe ekipi i Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë.

Kampionët në fuqi të Boston fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.

Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston (Dillon Brooks 24 pikë), ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e New Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: