Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar një video, ku ka kujtuar mundin dhe djersën e shumë grave që punojnë në punishte.
Sipas Shehajt, puna e tyre duhet të respektohet.
Postimi i Agron Shehajt:
“Kur hyra në atë punishte, nuk pashë thjesht makineri dhe çanta. Pashë nënën time, vite më parë, që punonte në punishte me orë të tëra për të na mbajtur me bukë. Pashë mundin, durimin dhe dinjitetin e grave shqiptare. Për këto gra punëtore e bëj këtë rrugë. Sepse Shqipëria që dua është një vend ku puna e tyre respektohet dhe shpërblehet.”
Ndërkohë, për Shehajn, takimet më të bukura me qytetarët janë ato spontane në rrugë.
“Për mua, takimet më të mira janë ato spontane në rrugë.
Nuk i takojmë gjithmonë ata që na votojnë por ne bisedojmë me të gjithë. Koha e vjetër po përendon. Politika e vjetër po zbehet.
Mundësia është këtu, dhe flet me të gjithë.”
(BalkanWeb)
