Kryeministri Edi Rama u ëhstë pëgjigjur edhe sot komentuesve në “Sy m’sy”.

Gjatë këtij takimi virtual, Rama i është përgjigjur dhe një pyetje të një qytetari, lidhur me mundësinë e kërkimit të një mandati të pestë nëse Shqipëria nuk arrin të bëhet anëtare e Bashkimit Europian deri në vitin 2029.

Kreu i qeverisë u shpreh se me një çështje e tillë nuk është për të bërë humor, referuar emojive të përdorur nga qytetari në koment, ndërsa u ndal edhe tek gjuha e përdorur ndaj opozitës, ku tha se ai nuk përdor shpifje dhe fyerje për kundërshtarët.

“Nëse fitoni mandatin e 4 dhe Shqipëria nuk hyn në Europë deri në 2029 dhe juve ju mbaron mandati në 2029, a do të kërkoni një mandat të pestë? Dhe një buzëqeshje e gajasur.

Dritan unë nuk jam këtu të bëj humor, e dhe bëj dhe kjo i bezdis kundërshtarët e mi. Më vjen keq por nuk bëj dot ndryshe. Unë nuk shaj nuk ngre e ul njerëzit o kriminel o mafioz o qen bir qeni. Më pëlqen të përdor satirën. Para disa ditës postova një episod i një krijimi të dy të rinjve që ma dërguan me dëshirë ta postoj, një teatër kukullash i lezetshëm sipas meje, për të dhënën një mesazh dhe është sulmuar faqja nga deputetët e subjektit të ri politik, me mendje të vjetër që nuk janë në mendje të kuptojnë satirën. Kush nuk e përballon dot nuk duhet të merren me politikë”, tha Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb