Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj një komentuesi, që tha se “kryeministri ka humbur shumë me medaljen presidenciale që ka marrë nga Izraeli”.
Rama iu përgjigj, duke i thënë se medalja është për popullin shqiptar. Ai shtoi se Shqipëria në raport me atë që ndodh në Gaza, ka qenë krah BE-së, mbështet armëpushimin. Ai shtoi se Tirana është për zgjidhje me dy shtete.
Edi Rama: Pse kam humbur shumë? Thjesht u nderova për ndihmën që ka dhënë populli shqiptar ndaj izraelitëve. Shqipëria ka qëndruar krah BE dhe ka mbështetur armëpushimin. Ne kemi qenë e jemi për zgjidhje me dy shtete. I referohem fakteve dhe emocioneve të pakuptimta. Vlerësimi është për popullin shqiptar, që u bënë mburojë e hebrenjve. Kurani dhe Bibla janë burim i jashtëzakonshëm ushqimi dhe lehtësimi i vetëpërmbajtjes. Kjo është mendoj më e mira për t’u bërë.
(Balkanweb)
